23 tetor 2014 – Gazetari Blend Fevziu thotë se sot ka takuar tifozin që lëshoi dronin në Beograd.
Ai i ka thënë Fevziut se nëpërmjet dronit, ka bërë një protestë për shkak të një vendimi diskriminues që i është bërë për të marrë pjesë si tifoz.
Tifozi i ka thënë Fevziut se ai nuk ka të bëjë asgjë as me Federatën Shqiptare të Futbollit e as me shtetin shqiptar, por këtë thjeshtë e ka bërë në shenjë protestë, si njeri i lirë.
"Ai më ka thënë se ashtu siç do të protestonte një njeri para Shtëpisë së Bardhë edhe ai ka vendosur të protestojë në Serbi", ka thënë Fevziu.





