Teuta mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të kampionatit teksa mposhti Tiranën me rezultatin 0-1. Autori i golit ishte Lorenco Vila, theksoi se e kontrolluan pjesën më të madhe të ndeshjes, por për shkak të rezultatit vuajtën në fund.
“Pas barazimit me Skënderbeun, reaguam dhe morëm tre pikët me Tiranën. Ekipi shkoi mirë, shënuam dhe kontrolluam pjesën më të madhe të lojës. Në fund të ndeshjes u vumë disi në vështirësi, por kjo ndodhi për shkak të rezultatit. E kishim përgatitur mirë sfidën, por në fund vuajtëm siç thashë edhe më lart, kjo për shkak se rezultati ishte 0-1. Shpresoj të kemi më shumë rritje në ndeshjet e ardhshme”.
Rasti i ‘sherrit’? “Arapi u acarua për shkak të sulmuesit të Tiranës shtyu Avdylin. Na iku Kallaku, një lojtar me cilësi të mëdha, por janë afruar shumë lojtarë si Bregu, Karabeci, Krasniqi dhe Daja. Cilësitë e tyre dihen nga të gjithë dhe shpresoj të vijnë në rritje“, u shpreh Vila.





