Një grua nga Jutah, në SHBA, që ishte përpjekur për të gjetur mamanë për tre vite, arriti ta gjejë atë vetëm në tre ditë duke përdorur rrjetin social, Facebook.

Të dielën Jenessa Simons, 21 vjeç, postoi një foto të saj duke mbajtur një pankartë ku shkruheshin disa të dhëna për të ëmën.

Prindërit e saj e kishin lindur atë kur ishin vetëm 16 vjeç.

Simons, e martuar dhe me një fëmijë, u kërkonte ndihmë njerëzve për të gjetur mamanë, duke i bërë ‘like’ dhe ‘share’ kërkesës së saj.

Tani ajo beson se e ka gjetur personin që mund të jetë mamaja e saj. Një grua i ka ofruar asaj informacionet për mamanë e vërtetë, madje edhe një foto të saj kur ishte e vogël.

Simons bëri të ditur se ideja për të përdorur rrjetin social i erdhi kur autoritetet punuan për tre vite pa nxjerrë gjë në dritë.

Ajo tani shpreson se do e kthejë këtë faqe në një burim për të ndihmuar të tjerët që të gjejnë prindërit e tyre.