TIRANE – Komunitetet fetare rezultojnë debitore ndaj shtetit për shkak të mos pagesës së taksave për automjetet në pronësi të tyre. Siç shkruan “Gazeta Shqiptare” Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë prej të paktën tri vitesh nuk ka derdhur asnjë qindarkë në buxhetin e shtetit për 8 makina me të cilat lëvizin përfaqësuesit e saj fetarë. Mes tyre spikat automjeti me targë "TR 2563 B", për të cilin KOASH nuk paguan taksën e qarkullimin prej datës 30 janar 2009. 

Komuniteti Mysliman Shqiptar renditet i dyti sa i përket shkeljes së detyrimit ligjor për shlyerjen e taksave. Sipas listës së debitorëve të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, KMSH prej vitesh nuk derdh taksat për 4 automjete në pronësi të saj, ndërsa të cilat, për atë me targë "TR 1797 E" nuk ka paguar prej 31 janarit 2006. Kryegjyshata Botërore Bektashiane gjithashtu nuk i ka paguar taksat e qarkullimit për dy automjetet që ka në pronësi, atë me targë "TR 0055 F", për të cilën nuk ka derdhur detyrimin financiar prej 22 prillit 2008 dhe atë me targë "TR 7335 U" për të cilin nuk ka paguar taksat nga 13 janari 2011. 

Kisha Katolike figuron gjithashtu debitore pranë DPTSHRR-së për shkak se për automjetin me targë "TR 8198 J" nuk ka shlyer detyrimet nga data 23 mars 2008. Në listën e debitorëve figurojnë gjithashtu edhe Kisha Apostolike e Re, me taksa të papaguar për dy automjete, "TR 4504 C" dhe "TR 4955 D", Kisha Adventiste për makinën me targë "TR 8623 P" dhe Fondacioni Kisha e Krishtit për automjetin e targuar "TR 9567 J". Referuar Kodit Rrugor, sanksionohet ndëshkimi me gjobë deri në vlerën e 40 mijë lekëve për çdo kundravajtës që nuk i paguan shtetit taksën vjetore të qarkullimit për automjetin në pronësi të tij. 

AUTOMJETET NË PRONËSI TË KOMUNITETEVE FETARE PËR TË CILAT NUK JANË PAGUAR TAKSAT E QARKULLIMIT 

Ø KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR 
TR 1797 E (31.01.2006) 
TR 5760 E (06.12.2010) 
TR 7127 T (09.04.2010) 
TR 8031 S (04.11.2010) 
Ø KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË 
TR 0411 P (03.11.2010) 
TR 0788 G (01.11.2010) 
TR 1465 P (03.02.2011) 
TR 2563 B (30.01.2009) 
TR 2995 S (30.09.2010) 
TR 5960 E (03.02.2011) 
TR 7925 I (31.08.2010) 
TR 8867 T (03.02.2011) 
Ø KISHA KATOLIKE FAMULLIA 
TR 8198 J (27.03.2008) 
KISHA APOSTOLIKE E RE 
TR 4504 C (23.03.2006) 
TR 4955 D (09.03.2007) 
KISHA ADVENTISTE 
TR 8623 P (31.08.2010) 
Ø FONDACIONI KISHA E KRISHTIT 
TR 9567 J (15.06.2009) 
Ø KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE 
TR 0055 F (22.04.2008) 
TR 7335 U (13.01.2011)