MUNIH, 11 prill 2013 – Incidenti ndodhi gjatë një kontrolli të zakonshëm të dokumenteve në një tren që udhëtonte nga Salcburgu në Munih.

Njëri prej udhëtarëve u tregoi kontrollorëve një patentë letone, të lëshuar në emër të Vladimir Putinit me fotografinë e Presidentit rus, njoftoi DW.

I paraburgosuri rrëfeu: “Miqtë më thoshin gjithmonë se unë i ngjaj Presidentit rus”.

Dhe kështu, gjatë udhëtimit të tij turistik në Rusi gjermani e bleu dokumentin e rremë në një nga tregjet lokale.

Sipas fjalëve të 27-vjeçarit, banor i Saksonisë së Poshtme, ai ua tregoi kontrollorëve dokumentin e rremë thjesht për shaka.

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/