Antimafia në Brescia ka bërë një analizë dhe ka rezultuar se në territorin e saj, shqiptarët janë përgjithësisht të fokusuar tek trafiku i drogës njësoj si afrikano-veriorët. Nga ana tjetër, duket se në Brescia, klanet kineze kanë marrë nën kontroll aktivitetin e prostitucionit.

Fernando Scarlata, koordinatori i Komitetit Antimafia për zonën e Brescia-s ka bërë publike një raport. Sipas tij, rezulton që organizatat kriminale me origjine shqiptare dhe afrikano-veriore, shtrihen në një pjesë të madhe të Italisë veriore, Në raport theksohet edhe ndërveprimi i fortë mes trafikantëve shqiptarë dhe atyre italianë që janë të lidhur me kriminalitetin. Këto grupe janë të dedikuara kryesisht tek trafiku i drogës, ndihma në emigracionin e paligjshëm dhe shfrytëzim prostitucioni.

Siç shkruan Corriere della Serra, një nga aksionet më të rëndësishme të fundit të policisë është operacioni “Crystal”, ku u arrestuan 5 persona të përfshirë në trafikun e kokainës. Hetimet zbuluan një trafik masiv të paligjshëm droge dhe në qendër të saj ishte një shqiptar. Sipas hetimeve gjyqësore për krimin e huaj në provincën e Brescia-s janë shqiptarët ata që luajnë rolin kryesor. Ata e lëvizin drogën jo vetëm në qytet, por edhe në brendësi të zonave të tjera, si Castenedolo, Mazzano, Rezzato, Cazzago San Martino, Vobarno dhe Lonato. Shpeshherë bashkëpunojnë me bandat nga Afrika e Veriut.

Pa harruar që vitet e fundit, në Montichiari, karabinierët arrestuan një shqiptare, 41 vjeçare, shoqëruese e një bori të njohur të mafias shqiptare, i kërkuar për trafik ndërkombëtar drogë dhe mjafton që të kujtohet se në vendin tij konsiderohet si një lloj “Pablo Escobar”, i cili gjithashtu zotëron disa lokale mbiente për jetën e natës”, shkruan media italiane.

Mesa duket në Brescia po marrin jetë fuqishëm edhe grupet kineze. Ata janë të fokusuar në shfrytëzimin e prostitucionit dhe fshihen pas qendrave të shumta të masazhit. Këtë e dëshmojnë hetime që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit,. Nga 2010 deri më sot, në provincën e Brescia-s janë mbyllur 20 qendra të tilla. Megjithatë autoritete vlerësojnë se ato mund të jenë më shumë./