Autoritetet italiane kanë paralajmëruar qytetarët që të bëjnë kujdes pasditen e sotme, pasi në orët në vijim pritet përkeqësim i motit në disa rajone.
Kujtojmë që një ditë më parë një stuhi e fortë shiu dhe breshëri shkaktoi dëme të shumta, duke përmbytur aeroportin e Malpensës, si dhe theu disa xhama makinash.
Ndëkrohë që sot meteorologët parashikojnë sërish stuhi të forta në Umria, Milano dhe në Brianza.
Qendra Rajonale Funksionale e Mbrojtjes Civile lëshoi një alarm të verdhë. Reshje intensive mund të ndodhin në zonën e Ternit.
Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm. Nesër priten sërish reshje të reja, sërish në formë shiu apo shtrëngate.