Rregullatorët amerikanë nuk do të nxitojnë të japin dritën jeshile për të lejuar aeroplanët e bllokuar Boeing 737 Max 9 që të fluturojnë pas një shpërthimi gati fatal në njërin prej tyre, tha qeveria amerikane.
Avionët e këtij lloji, të cilët nuk po fluturojnë pas incidentit në një fluturim të Alaska Airlines, “duhet të jenë 100 për qind të sigurt”, tha Sekretari i Transportit Pete Buttige.
Është e paqartë se kur aeroplanët do të lejohen të fluturojnë përsëri, shton BBC.
Ndërkohë, kreu i Boeing, Dave Kalun, pranoi se incidenti lidhej me një dështim në kontrollin e cilësisë së avionit , i cili hyri në shërbim vetëm tetë javë para shpërthimit.
Duke folur për CNBC, Kalun tha se ka ende pyetje për t’u përgjigjur se si u lejua të ndodhte incidenti.
“Çfarë shkoi keq në kontrollet që bëmë? Çfarë shkoi keq që e lejoi këtë të ndodhte,” tha ai.
Askush nuk u lëndua kur kapaku i dritares u hoq, duke e detyruar avionin të bënte një ulje emergjente.
Administrata Federale e Aviacionit të SHBA (FAA) të shtunën ndaloi 171 avionë Boeing që ishin pajisur me një mbulesë të ngjashme, në thelb një derë false, jofunksionale në një hapësirë ku do të ishte dalja e emergjencës.