Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur sot të pezullojë vendimin e Urdhrit të Stomatologut për vendosjen e çmimeve dysheme për 13 shërbimet dentare.

Pezullimi i këtij vendimi sipas Autoritetit të Konkurrencës do të jetë i vlefshëm deri në periudhën që do të përfundojë procesi hetimor për vendimin që mori një muaj më parë Urdhri i Stomatologut, me anë të cilit vendosi që klinikat dentare s’do duhet të kryenin shërbime dentare nën çmimet që vendoste ky organ.

Konkurrenca ka paralajmëruar se në rast se studiot dentare nuk do ta zbatojnë këtë urdhër atëherë do të ketë ndëshkime me gjobë.

“1. Marrjen e masave të përkohshme në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike ndaj Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë si vijon:
a) Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Vendimit nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar;

  1. b) Depozitimin e të gjithë praktikës së ndjekur deri në marrjen e këtij vendimi, për

të kryer vlerësimin ligjor të tij, bazuar në nenin 4 dhe 69 të Ligjit 9121/2003 “Për

Mbrojtjen e Konkurrencës’, i ndryshuar; 2. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore;

  1. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën

(I) të këtij vendimi, ndërmarrja Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, germa b) të Ligjit Nr. 9121/2003;

  1. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi , bazuar në nenin78 “Sanksione Individuale”, parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë për individët që me dashje ose nga pakujdesia kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e sanksionuara në nenet 73 pika 1 dhe 74 pika 1 e Ligjit 9121/2003.

  2. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara”, thuhet ne vendimin e Autoritetit te Konkurrencës..