Në kuadër të ciklit të konferencave të “Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare”, Autoriteti Portual Durrës ka zhvilluar një takim me studentë të masterit nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”.
Temat diskutimit ishin në lidhje me rolin që ka porti i Durrësit në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
“Porti i Durrësit si termometër i ekonomisë shqiptare,
Portet si instrument zhvillimi dhe shtet-ndërtimi & sfidat e ligjzbatimit në det;
Investimet e qeverisë shqiptare në drejtim të infrastrukturës portuale dhe zhvillimit të ekonomisë blu në kompleksin portual Durrës – Porto Romano.
Kreu i APD-së, Pirro Vengu, i’u përgjigj interesit të studentëve mbi rëndësinë e këtyre projekteve, të cilat synojnë ta kthejnë Durrësin në një qendër logjistike rajonale dhe një instrument të mirëfilltë të strategjisë së Shqipërisë në rajon dhe ne hapësirën Adriatiko-Joniane.” thuhet ndër të tjera në postimin e APD-së në Facebook.