Autoriteti Portual Durrës në një postim në rrjetet sociale, ka njoftuar qytetarët për oraret për të vizituar anijen “Logos Hope”.

APD-ja informon se gjatë qëndrimit të anijes në portin e Durrësi deri më datë 18 tetor, oraret e planifikuara për vizita janë 14:00- 21:00, çdo ditë, përveç ditës së hënë.

Ndërkohë, është bërë e ditur edhe mënyra e hyrjes në territorin e portit, e cila për vizitorët këmbësorë në Port është pa pagesë dhe mund të bëhet nga hyrja nr.1 dhe nr.2, ndërsa për vizitorët me mjete, hyrja e mejteve në Port është me pagesë dhe mund të bëhet nga porta nr.2.

Postimi i plotë:

Njoftim mbi orarin e vizitave në anijen “Logos Hope”

Njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar për të vizituar anijen “Logos Hope” se gjatë qëndrimit të saj në Portin e Durrësit(07.10.2022- 18.10.2022), oraret e planifikuara për vizita janë 14:00- 21:00, çdo ditë(përveç ditës së hënë).

Për mënyrën e hyrjes në territorin portual, ju bëjmë me dije se Forca e Sigurisë Portual Durrës po zbaton një plan të posaçëm masash. Në zbatim të këtij plani dhe me qëllim mbarëvatjen e vizitave në librarinë lundruese, ju informojmë se hyrja për vizitorët këmbësorë në Port është pa pagesë dhe mund të bëhet nga hyrja nr.1 dhe nr.2, ndërsa për vizitorët me mjete, hyrja e mejteve në Port është me pagesë dhe mund të bëhet nga Porta nr.2.

Ju ftojmë të ndiqni itinerarin në hartën bashkëlidhur dhe për çdo sqarim të mëtejshëm, ju ftojmë të na kontaktoni në median sociale zyrtare të Autoritetit Portual Durrës ose në adresën zyrtare elektronike

[email protected]

Faleminderit për mirëkuptimin!