Autoritetit Portual Durrës njofton të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të bëhen pjesë e FSPD (Forcës së Sigurisë Portuale) se ka nisur faza e aplikimeve dhe plotësimit të dokumentacionit, për 4 vende vakante.
APD-ja fton të rinjtë që plotësojnë kriteret dhe që duan të japin kontributin e tyre, në shërbim të Portit të Durrësit dhe Sigurisë Portuale, të konkurojnë, për t’u bërë pjesë e forcës elitare.
Aplikimet mbyllen më datë 10.06.2022
Njoftimi:
Mbështetur në Ligjin Nr. 9130, datë 08.09.2003 “Për Autoritetin Portual”, Neni 20; VKM nr. 596, datë 10.09.2004 “Për Miratimin e Statusit të Autoritetit Portual dhe për Riorganizimin e tij” Neni 14, pika 1/c; Vendimin e Këshillit Drejtues Nr. 02, datë 28.02.2020 “Mbi miratimin e Strukturës Organizative, Organikës dhe numrit të punonjësve të Autoritetit Portual Durrës, i plotësuar me VKD Nr. 9, datë 02.07.2020 dhe VKD Nr. 03, datë 26.02.2021; Udhëzimin Nr. 7, datë 11.06.2015 të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Porte Detare të Republikës së Shqipërisë”, Kreu V, Neni 9, Pika 2; Urdhëri Nr. 85 datë 11.06.2015 “Për Miratimin e Rregullores për Forcimin e Sigurisë në Anije dhe në Portet e Hapura të Republikës së Shqipërisë”, Ju njoftojmë:
- Shpalljen e 4 (katër) vende vakant për pozicionin “Punonjës Sigurie”, zv.Drejtori Operativ, Forcat e Sigurisë Portuale Durrës.
Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmendur, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Procedurave, të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Pagave, dokumentacionin e kërkuar sipas Udhëzimit Nr. 7, datë 11.06.2015, të Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe proçedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”, deri më datë 10.06.2022.
Dokumentacioni i mëposhtëm të dorëzohet brenda afatit të caktuar:
- Librezë Pune
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
- Fotokopje Leje Drejtimi
- Fotokopje e Kartës së Identitetit
- Certifikatë familjare dhe certifikate personale
- Certifikatë mjekësore (në formatin e patentës)
- Vërtetim Banimi.
- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
- 3 Foto
- Vërtetim Prokurorie
- Vërtetim Përmbarimi
- Vërtetim Gjykate
- Dëshmi penaliteti