Autoriteti Portual Durrës ka shpallur një vend të lirë për “Specialist auditi”, pranë Njësisë së Auditit të Brendshëm.

Të gjithë të interesuarit duhet ta dorëojnë dokumentacionin e nevojshëm brenda datës 07.09.2021.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohen dhe kriteret për t’u plotësuar:

  1.  Librezë Pune.
  2.  Fotokopje e Librezës së Kontributeve.
  3.  Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike
  4.  Fotokopje e Kartës së Identitetit
  5.  Certifikatë Familjare. 
  6.  Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë) 
  7.  Vërtetim Banimi.       
  8.  Curriculum Vitae
  9.  Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar
  10.  Çertifikatë, Titull,  nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm i Sektorit Publik”
  11.  3 Foto 
  12.  Vërtetim  Prokurorie
  13.  Vërtetim Përmbarimi
  14.  Vërtetim Gjykate
  15.  Dëshmi penaliteti

PËRGJEGJËSITË KYÇE

Funksionale

–      Është shumë e rëndësishme që audituesit të jenë të pavarur por gjithashtu edhe të shihen nga të tjerët se janë të pavarur.

–      Jep siguri objektive Këshillit Drejtues të APD dhe Drejtorisë Ekzekutive të APD mbi saktesinë dhe besueshmerinë e raporteve financiare dhe raporteve të performancës, të pregatitura nga strukturat e menaxhimit të APD.

–     Ndihmon strukturat e menaxhimit të APD, në arritjen e qëllimeve dhe objektivave, duke përmirësuar sistemet dhe shërbimet.

–    Minimizon mundësitë për mashtrim, shpërdorim dhe abuzim.

–    Ndihmon punonjësit në përmiresimin e performancës së përgjithshme të punës dhe në zbatimin e kontrolleve të vendosura.

Planifikimi dhe Koordinimi Strategjik.

1. Të auditojë, në përputhje me kërkesat e standarteve të auditimit dhe me përgjegjësitë e përcaktuara ne Ligjin nr 114/2015, datë 22.10.2015,” Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”.

2. Të zbatojë me korrektësi dhe profesionalizëm kërkesat e Udhëzimit të Ministrit të Financave Nr.100, datë 05.10.2016, “Për miratimin e Manualit të Procedurave të Auditimit të Brendshëm, Kodit Etik për Auditët e Brendshëm dhe të Kartës së Audititimit të Brendshëm Publik”.

  1. Të zbatojë me korrektësi Udhëzimin e Ministrit të Financave Nr. 89, datë 28.12.2015, “Për miratimin e Metodologjisë për monitorimin e performancës së njësive publike”.
  2. 4. Të përsosë veprimtarinë audituese nga ana cilësore.
  3. 5. Të ushtrojë në mënyrë të pavarur funksionin e auditimit, pa lënë hapësire për ndërhyrje nga koleget, mbikqyrësit, drejtuesit e njësisë së auditimit apo pala e audituar, me përjashtim të marrëdhënieve të ndërsjellta të këshillimit.
  4. 6. Të njohin, të respektojnë dhe të ushtrojnë veprimtari Audituese në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, si dhe standartet ndërkombëtare, të pranuara, të Auditimit të Brendshëm.
  5. 7. Të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë objektive dhe me profesionalizëm.
  6. Të veprojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në Kodin e Etikës, Kartën e Auditimit dhe rregullat për konfidencialitetin për Audituesit e Brendshëm.
  7. 9. Të kryejnë Auditime në mënyrë të pavarur, duke u udhëhequr nga Interesi publik, për të forcuar besimin, ndershmërinë, paanësinë dhe efektivitetin e shërbimit.
  8. Të ruajnë konfidencialitetin e të dhënave, fakteve apo rasteve të gjetura gjatë kryerjes së Auditimit apo lidhur me të, si dhe të ruajnë dokumentet për çdo angazhim auditimi të kryer, bazuar në detyrimet, që rrjedhin nga Ligjet në fuqi për të drejtat e përdorimit dhe të arkivimit të informacionit zyrtar.
  9. Të përditësojë rregullisht njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale, në mënyrë që t’i përdorin ato me efikasitet dhe për të garantuar cilësinë e shërbimit.
  10. 12. Të japin Rekomandime në Divizionet/Drejtoritë që Auditojnë për përmirësimin e veprimtarisë, efektivitetin e sistemit të Kontrollit të Brendshem, si dhe për masat që duhen ndërrmarrë në rastet e konstatimit të dëmeve ekonomike e financiare për zhdëmtimin e tyre dhe për të ulur mundësinë e përsëritjes.
  11. 13. Të raportojnë menjëherë tek Drejtuesi i Njësisë së Auditit të Brendshëm kur zbulohen parregullsi apo veprime, që në vlerësimin e Audituesve të Brendshëm përbëjnë vlerësim të lartë rrisku ose vepër penale.
  12. 14. T’i paraqesë kërkesë Drejtuesit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm, për heqjen dorë nga një veprimtari Auditimi, kur vlerëson se për shkaqe të argumentuara cënohet besueshmëria dhe cilësia e Auditimit ose në rastet kur veprimtaria Audituese është në kushtet e konfliktit të interesit.

Kufizimet në veprimtarinë e audituesve të brendshëm

Audituesve të brendshëm u ndalohet:

  1. Të përfshihen në kryerjen e funksioneve dhe veprimtarive të tjera të njësisë publike, përveç veprimtarisë audituese.
  2. 2. Të mbajnë një mandat politik apo të jenë zgjedhur në funksione drejtuese në strukturat e partive politike.
  3. Të ushtrojnë çdo veprimtari ose punë tjetër me pagesë apo të kenë përfitime të tjera të natyrave dhe formave, që krijojnë gjendje konflikti interesash me ushtrimin e auditimit, me përjashtim të mësimdhënies dhe publikimit, sipas rregullave të parashikuara në legjislacion.

PARAKUSHTET:

  1.  Të drejtën për të aplikuar, si kandidat për specialist auditues i brendshëm, e kanë aplikantët që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr 114/2015, datë 22.10.2015, “Për Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, si më poshtë:
  2.  Të kenë Diplomë Universitare të Nivelit të dytë në Shkencat Ekonomike, Juridike dhe Inxhinierike.
  3.  Të jenë të pajisur me Çertifikatë, Titull,  nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm i Sektorit Publik”.
  1.  Të mos jetë punonjës i Autoritetit Portual Durrës.

KRITERET E PËRZGJEDHJES:

  1.  Çertifikatë, Titull,  nga Ministria e Financave si “Auditues i Brendshëm i Sektorit Publik”.
  2.  Eksperiencë  pune mbi 3 vite pa ndërprerje si Auditues i Brendshëm  në  Aministratën Publike.
  1.  Të ketë kryer trajnimin e vijueshëm profesional të detyrueshëm, sipas kërkesave të nenit 20 të Ligjit nr 114/22.10.2015 “Për Auditin e Brendshëm në Sektorin Publik”, me 40 orë në Vit, trajnime, aftësi, njohuri, përvojë e gjatë në punë që do të jepte një performancë efikase më të lartë të punës.

Konflikti i interesave për audituesit e brendshëm

  1. Audituesi njofton paraprakisht, me shkrim, Drejtuesin e Njësisë së Auditimit të Brendshëm për çdo konflikt të mundshëm interesi, në përputhje me legjislacionin përkatës e që rrjedh nga pjesëmarrja e tij në auditimin e Divizionit, Drejtorisë, Sektorit, Njësisë, që do të Auditojë.
  2. Me konflikt interesash në veprimtarinë e auditimit, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesave, kuptohet edhe:
  3. a) Punësimi gjatë 3 viteve të fundit në Drejtorinë, Sektorin, Njësinë që do të auditohet.
  4. b) Punësimi në funksione drejtuese gjatë 3 viteve të fundit në Drejtorinë ,Sektorin, Njesinë që do të auditohet të bashkëshortes/bashkëshortit, të të afërmve me lidhje gjinie deri në shkallën e dytë, sipas përcaktimeve të bëra në Kodin Civil.