Namatisja” – libri fluturak i durrsakes Gladiola Jorbus (Busulla), i ngjizur në Shqipëri dhe botuar në Boros të Suedisë, është përuruar së fundmi në Shkup të Maqedonisë, në “Javën e letërsisë suedeze”.

Shtëpia botuese “SHKUPI” në bashkëpunim me Shoqatën kulturore “MIGJENI” nga Suedia, në kuadër të “Ditëve të Letërsisë Suedeze në Shkup” në Librarinë e Çarshisë, më 1 nëntor 2018 organizoi orë poetike suedezo-shqiptare me poetë suedezë dhe shqiptarë nga Suedia dhe Shkupi.

Në fillim të kësaj ore poetike dhe letrare, u bë promovimi i librit të autores Gladiola Jorbus, me titullin interesant që durrsakja ka zgjedhur për të: “NAMATISJE – REFLEKSIONE”.

Ditën e promovimit, znj. Jorbus u nderua me një certifikatë mirënjohjeje me motivacion për kultivimin dhe lëvrimin e Gjuhës Shqipe, nga ana e qendrës kulturore “Migjeni” së Suedisë, ku i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Suedisë në Shkup H.E Mr. Mats Staffansson.

Kopertina e librit është realizuar nga piktori i talentuar italian Andrea Bazzochi; Redaktimi nga bibliografja e bibliotekës publike Durrës, Teuta Dhima; ndërsa botuesi Sokol Demaku, kryetari i qendrës kulturore “Migjeni” Suedi.

Libri ndodhet në 8 biblioteka suedeze, përkatësisht në qytetet Stockholm, Goterborg, Boros, Upsala etj.