Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kallm të Fierit.

Bëhet me dije se një autoshkollë ka përplasur nënë e bijë, të cilat ishin duke kaluar rrugën, si dhe një motor.

Mësohet se të plagosurat janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të alsidentit.