Autostrada Durrës–Tiranë vijon të jetë e përmbytur, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Si pasojë, është krijuar trafik i rënduar kilometrik, me dhjetëra mjete të mbetura në radhë.
Sikurse shihet nga pamjet që po ju sjell “Durrëslajm”, trafiku nis nga mbikalimi i Shkozetit deri në Sukth.





