Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku shihet autostrada A2 në Spanjë, e cila është e bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.
Duke marrë shkas edhe nga akuzat kundër tij, Rama ka ironizuar teksa shkruan se PD po bën apel për të ndihmuar me kripë, LSI po hedh fall ndërsa
thumbon edhe analistin Andi Bushati, i cili ditën e djeshme kritikoi qeverinë pasi mbeti i bllokuar në rrugë për shkak të dëborës.
“Autostrada A2 në Spanjë – Apel për ndihmë nga PD për kripë, LSI për fall, Andi Bushati për analizë”, shkruan Rama krah videos.





