30 Qershori shënoi hapjen e aksit Thumanë-Kashar, autostrada e parë në Shqipëri ku mund të qarkullohet më një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.
Ditën e sotme, kryeministri Rama ju ka uruar rrugë të mbarë të gjithëve që do të kalojnë nga autostrada e re, për të cilën thotë se është kartëvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030.
Vënia e në funksion e aksit Thumanë Kashar pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun e automjeteve që krijohet shpesh në akset ekzistuese si ai Fushë Krujë-Rinas dhe Rinas-Qafë Kashar.
Rruga e re ka një gjatësi 21 kilometra dhe është ndërtuar përmes një koncensioni me afat 35 vite.
“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartëvizita europiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.