Qeveria ka parashikuar që për vitin 2019 të shpenzojë rreth 23 miliardë lekë në investime për transportin rrugor, e ndarë në investime dhe mirëmbajtje.
Segmentet kryesore që do të financohen me paratë e buxhetit janë bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga Kardhiq Delvinë. Por, s
Sipas ministrit të Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, rruga Tiranë-Durrës do të jetë me pagesë, por qytetarët do të kenë mundësi që të përdorin pa paguar dy rrugë alternative që lidhin kryeqytetin me portin më të madh të vendit.
“Që të zgjerosh këtë rrugë me paratë e buxhetit, do të duhem mbi 200 milionë euro, gjë që ne nuk e kemi. Një rrugë, e cila vërtetë do të jetë me pagesë dhe këtu s’kemi pse ta fshehim, por do të kemi parasysh se do të ketë dy rrugë alternative, pjesë e kësaj kontrate koncesionare të mundshme pa pagesë. Ne kemi parashikuar edhe fonde për të marrë kompani ndërkombëtare inxhinierike të supervizimit”, u shpreh Gjiknuri.





