Dhënia me koncesion e autostradës Tiranë-Durrës dhe kalimi në këtë rrugë me pagesë, është konsideruar si diçka absurde nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një kohë kur këto dy qytete po bashkohen për tu bërë një monopol sipas tij.
Shehu shkruan në Facebook se kjo rrugë u nevojitet qytetarëve, studentëve, të sëmurëve e punonjësve disa herë në ditë dhe do të ishte e kushtueshme për t’u paguar. Sipas tij, kjo është njësoj si të paguash për të kaluar te bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
POSTIMI I PLOTË
E pa imagjinueshme, ndersa Tirana e Durresi po bashkohen per tu bere nje Metropol, Autostrada lidhese do te ipet me koncesion dhe kalimi do te behet me pagese!!!!
Qytetareve, studenteve, nxenesive, te semureve, punonjeseve etj etj mund tu nevojitet ta pershkruajne disa here ne dite ate.
Dhe per kete duhet te paguajne.
Kjo tashme eshte e njellojte me vendosjen e nje pagese te tille per te pershkruar Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Nderkaq Rruga e Ndroqit po shkaterrohet krejtesisht,dhe pa asnje riparim; sic duket per te detyruar njerrezit te udhetojne vetem ne autostrade,gje e cila do shtoje fitimet per…..ata qe dihen!





