Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Ava Max ka humbur gjyshin e saj, Dionis Koçi.
Lajmin e ka dhënë vetë artistja me origjinë shqiptare, teksa poston në Instagram disa fotografi të vjetra të gjyshit.
Në dedikimin prekës, Ava, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, zbuloi se njohja e saj me artin nuk vjen rastësisht, pasi gjyshi dikur ishte aktor i njohur i zhanrit komedi në Shqipëri.
“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto fotografi të tij nga Shqipëria. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, shkruan artistja.





