Amarda Koçi, këngëtarja shqiptare me famë botërore e njohur si Ava Max, arriti një sukses të madh në tregun ndërkombëtar me super hitin "Sweet But Psycho".
Në një intervistë për "Phoenix", Ava ka folur dhe për Shqipërinë, fëmijërinë e vështirë dhe paragjykimet që i është dashur të përballet për shkak të origjinës së saj.
25-vjeçarja shqiptare gjatë intervistës ka treguar se për të njeriu më i fortë është nëna e saj dhe sigurisht babai të cilët bënin nga tre punë që të ndihmonin të bijën.
"Ndihem vërtet shqiptare! Jam me fat që vij nga një vend me femra shumë të forta. Nëna ime, tezja ime, gjyshja ime, ato gjithmonë ua kanë thënë atë që kanë menduar burrave të tyre. E kam parë këtë dhe më ka pëlqyer teksa e shihja duke u rritur. Kam qenë e bekuar. Por, përmes muzikës, shpresoj që ta ndaj këtë me dikë që ndoshta nuk ka pasur diçka të tillë në jetën e vet. Jam ndjerë e refuzuar për faktin që isha shqiptare. Ndihesha paksa jashtë kornize kur jetoja në South Carolina. Mënyra si erdhi në Amerikë, ajo nuk e dinte gjuhën, nuk kishte para. Nëna dhe babai im bënin nga tri punë secili. Nuk i kam parë derisa i mbusha 10 vjet; jetoja me gjyshen time. Isha dhjetëvjeçare kur e blenë shtëpinë e tyre të parë. Nuk i kam parë për një kohë të gjatë, prandaj kur i shihja e shfrytëzoja kohën për të qëndruar me ta. E kam parë gjithë luftën që kanë bërë, sepse jeta nuk është e drejtë. Në fund të ditës, jeta ka shumë beteja, pos nëse ke lindur në një familje të pasur, që nuk ishte në rastin tim. Ata më mësuan të vazhdoj dhe të mos dorëzohem".





