Këngëtarja e disa hiteve, e cila ngjiti shpejt shkallët e suksesit në tregun ndërkombëtar, Ava Max emri i së cilës është Amanda Koçi, ka dhënë një intervistë sot në “Ditë e re” në RTV ORA, teksa ka folur edhe shqip.
Ava foli për rrënjët e saj, ku pavarësisht se ajo ka lindur në USA, babanë e ka nga Qeparoi dhe mamanë nga Saranda.
Moderatorja Arjola Shehu e pyeti Ava-n për mbështetjen e familjes në karrierën e këngëtares:
“Më kanë mbështetur shumë, pa ata unë nuk do të isha këtu ku jam sot. Ata shitën shtëpinë dhe u zhvendosën në Kaliforni. Është çmenduri, sepse ata u larguan nga Shqipëria në vitin1991 dhe jetuan në Francë, në një kishë për një vit rresht dhe më pas erdhën në Amerikë, ku linda dhe unë. Ata nuk e vrisnin mendjen, mblidhnin gjërat dhe niseshin për diku tjetër”, rrëfeu Ava Max.





