Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max po arrin sukses të madh në tregun muzikor ndërkombëtar, pasi këngët e saj janë kthyer në hite.

Së fundmi, Ava ka rrëfyer këshillën e babait të saj për tu ngjitur në karrierë.

"Babai im gjithmonë më thotë se mënyra e vetme për të njohur të ardhmen, është të punosh për të. Asgjë nuk ishte e lehtë për mua por është në rregull, sepse më ka bërë të fortë".

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj të fundit “Torn”, ndërsa të martën pritet të nxjerrë edhe videoklipin.