Këngëtarja shqiptare Ava Max ka zgjedhur që të shfaqet me ngjyrat e flamurit kombëtar së fundmi.
Ajo është kthyer nga një bionde e theksuar në brune, teksa për veshje të ditës kishte zgjedhur një kostum të kuq, kombinuar me një bluzë të zezë.
Paraqitja e saj është pëlqyer dhe komentuar në masë të madhe nga fansat.
Këngëtarja me prejardhje nga Qeparoi i Sarandës, e ka theksuar gjithmonë me krenari origjinën e saj shqiptare. më poshtë do të shikoni disa prej fotove të Ava-s.





