E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua ditën e djeshme me kryetaren dhe nënkryetaren e komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Jorida Tabakun dhe Etilda Gjonaj.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se VanHorn përgëzoi ekipin për punën e fortë në avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë përsëriti po ashtu rëndësinë dypartiake të komisionit dhe frymën e përfshirjes dhe pjesëmarrjes.

Ditën e djeshme E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Klotilda Bushka dhe zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.