DURRËS, 3 nëntor 2014– Disa javë më parë, është raportuar se Avdijaj ka pranuar të luajë për fanellën Kuq e Zi. Këtë gjë e ka vërtetuar edhe vet trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De Biasi. Sidoqoftë, si duket një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar. Gjermania është duke kërkuar me ngulm që Avdijaj të luajë për fanellën e tyre. Pritet që lufta të jetë mjaft e madhe, duke parë që Avdijaj konsiderohet si njëri ndër talentët më të mirë të futbollit. Përgjigja që doli nga Karsten Schmidt, përfaqësuesi ligjor dhe agjenti i Avdijaj nuk kënaq shumë në Shqipëri. “Erdhi kërkesa nga Shqipëria, dhe sigurisht nuk besoj se duhet të japim shpjegime për këtë vendim. Por për momentin ku jemi nuk mund të flasim për kombëtaren e madhe. Gjithsesi nëse një ditë do të jetë një zgjedhje mes Gjermanisë apo Shqipërisë, Donisi do zgjidhte Gjermaninë” – tha Schmidt. Megjithatë deklarata nuk është shumë e qartë. Në rradhë të parë ai flet për një vendim, dhe më pas flet për një zgjedhje mes dy kombëtareve. A mos vallë do shtyjë Donisi premtimin e dhënë duke shpresuar tek një ftesë nga Gjermania? Sido të jetë, ajo ftesë është mijëra kilometra larg. Djaloshi, dhe pas aksidentit, që i shtohet javëve pa treguar atë që pritej, ka ngritur pikëpyetje të mëdha në Gjermani. Një tjetër talent që digjet prej keqmanaxhimit? Drejtori sportiv Horst Heldt, po për ‘SportBild’ tha : “Donisi është një lojtar me talent të madh dhe e ardhmja. Por sigurisht hapi nga akademia drejt ekipit të madh nuk është gjithmonë i lehtë. Ai gjendet tani në këtë fazë, dhe është e rëndësishme që të kuptojë sa më shpejt rregullat e duhura për të bërë një profesionist i mirë”. Teksa agjenti tymos situatën, duket se fjalët e tij janë të thëna më shumë për të qetësuar situatën në Gjermani, ku Avdijaj ka marrë shumë kritika për mënyrën si deklaroi zgjedhjen për Shqipërinë. Mbase ai kërkon të balancojë situatën duke thënë se ‘nëse do vinte Gjermania do e zgjidhnim, por Shqipëria erdhi përpara’. Mbase. Por Avdiaj ka dhënë një premtim, dhe shqiptarët dinë ta mbajnë fjalën e dhënë.
Avdiaj ende nuk e ka zgjedhur Shqipërinë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë
“Dorëzoni Belindën!”/ Me foto të Ramës dhe Ballukut, protestuesit e ‘Mundësia’ thirrje të forta nga Kryesia: Në burg!
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave
Drita të çuditshme në qiellin e Durrësit





