Kryeministri i ri i qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot zyrtarisht detyrën e tij, i pritur nga sekretari Fitim Krasniqi.

Me një ceremoni shtetërore para ndërtesës së qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Hoti parakaloi i vetëm para Gardës së shtetit.

NJë ditë më parë, ish-kryeministri Albin Kurti tha në një video mesazh se nuk do të jetë prezent në dorëzimin e detyrës së tij.

Kryeministri Avdullah Hoti sot në ditën e parë të detyrës së tij do të bëj homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria Hoti një ditë më parë u votua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.