Florent Avdyli është një nga zbulimet e këtij sezoni. Fantazisti 27-vjeçar, i cili u mor nga trajneri Shkëmbi te skuadra e Lirisë, ka bindur në dy ndeshjet e para, duke zhvilluar paraqitje të kënaqshme. Mesfushori tregoi se ndjesia më e mirë do ishte ta kishin fituar ndeshjen kundër Tiranës.

Çfarë ndjesie ju jep të luani në Superiore?
Ndjesia më e mirë ishte të kishim fituar. Loja ka qenë e mirë, po s’na deshi fati, ashtu si me Vlorën. Do përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Do vij dhe goli. Të dyja ndeshjet kanë pasur vështirësi. Tirana është e fortë dhe na vuri në vështirës, me pak fat duhet të kishim fituar. Ne u munduam me sulmet tona në të dyja ndeshjet, megjithëse Latif nuk ia doli të shënojë.

Cila ishte vështirësia më e madhe për tu përshtatur në këtë ekip?
Vështirësi s’ka pasur. Kam punuar 1 vit me këtë staf dhe e di çfarë loje kërkon Shkëmbi. Nuk ka pasur shumë vështirësi të them të vërtetën.