DURRËS,26 gusht 2013 – Gjenden pas 16 orë kërkimi 3 adoleshentët të cilët që prej pasdites të së dielës rreth orës 16:00 rezultuan të zhdukur në det. 

Operacioni i kërkimi-shpëtimit i cii nisi dje nga bregdeti i Shëngjinit, u finalizua me sukses ditën e sotme, teksa të rinjtë u gjendën në sektorin 'Rinia' në Durrës. 
Familjarët e 3 të rinjve, Vilson Marku (17-vjec) , Florin Gjoka (16-vjec) , Mirel Nikolli (16-vjec) denoncuan humbjen e fëmijëve të tyre, pasi ato nuk ishin kthyer në shtëpi. 
Adoleshentët mësohet se kishin dalë për pedalim pasditen e së dielës në zonën e Kallmit  në Durrës dhe nuk ishin kthyer më. Njëri nga të rinjttë kishte lajmuar me një mesazh në telefon vëllain e tij se po nisej me disa shokë për Itali. 
Familjarët të alarmuar kanë lajmëruar autoritet bregdetare të cilat nisën menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit. 'Aventura' e të rinjve ka përfunduar mirë pas kërkimit që ka zgjatuar gjithë natën nga ana e familjarëve në bashkëpunim dhe me autoritetet bregdetare. 
Drejtori i policisë kufitare, Nuri Locaj në një lidhje telefonike për News24, konfirmoi se adoleshentët janë të gjithë shëndoshë e mirë. Kërkimet nisëm menjëherë pas alarmit të dhënë, përgjatë vijës bregdetare të Shëngjinit për të përfunduar në afërsi të plazhit të sektorit Rinia, në gjirin e Lalzit. Pas kërkimeve gjatë natës ata u pikasën rreth 6 milje në veri të vendit nga ku kishin dalë për shëtitje me barkë pedalo.
I kontaktuar nga News24, pronari i cili i ka dhënë pedalinën të rinjve u shpreh se ua kishte dhënë adoleshentëve për xhiro në det ashtu sic bënte edhe me pushues të tjerë. 


17-VJECARI: NUK U NISËM PËR TË SHKUAR NË ITALI, BËMË SHAKA 

17-vjecari, Vilson Marku ka mohuar faktin se bashkë me dy shokët e tij të jetë nisur për në shtetin fqinj, Italinë. Në një prononcim për News24, ai pohon se thjesht kishin dalë me pedalin për të shëtitur dhe nuk kishin qëllime të tjera. 

Marku e ka konsideruar ngjarjen aventurë të rrezikshme që nuk do e ndërmarrë përsërisë më . I riu rrëfen se bashkë me shokët kishin marrë ushqime dhe birra të ftohta dhe ishin nisur për të bërë xhiro me varkë, por era e fortë i kishte  shtyrë 15 apo 20 km më larg nga zona e Kallmit ku kanë kaluar gjatë gjithë natës pasi nuk orientoheshin dot ku ndodheshin. 
Ai u shpreh se nuk kishin qëllim që të iknin te Itali, ndërkohë që shoku i tij në gjendje të pirë kishte bërë shaka me të vëllain dhe i kishte thënë se do iknin në Itali. Të afërmit e familjes kanë falënderuar News24, që trajtoi ngjarjen prej mesnatës së shkuar dhe që mobilizoi strukturat përkatëse. 
3 adoleshentët nga Fani i Mirditës dhe banor të Durrës janë tashmë pranë familjes të tyre shëndosh e mirë. 

/BalkanWeb/