Lansimi me sukses i misionit Artemis II të NASA-s, i cili u zhvillua në orët e para të së enjtes, më 2 prill, shënon një hap historik në kthimin e njeriut në Hënë pas 53 vitesh.
Vëmendja e botës është te katër astronautët që po shkojnë drejt anës së largët të Hënës. Ekipi përbëhet nga tre astronautë të NASA-s – komandanti Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch, dhe Jeremy Hansen i Agjencisë Hapësinore Kanadeze.
Duhet theksuar se, gjatë një periudhe prej afërsisht 10 ditësh, astronautët e misionit Artemis II do të bëjnë dy “rrethullime” rreth Tokës dhe një rreth Hënës, duke ndjekur një shteg që i “ngjan” numrit 8 , përpara se të kthehen në Tokë.
NASA po transmeton drejtpërdrejt aventurën e astronautëve në hapësirë, duke shfaqur imazhe nga anija kozmike “Orion”, pa komente, ndërsa ajo bën fluturimin e saj rreth Hënës.
Shikoni misionin drejtpërdrejt:





