Ukrainë, 26 prill 2014 – Autoritetet amerikane kanë njoftuar sot se avionë ushtarakë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Ukrainës në disa raste, ndërkohë që vala e tensioneve është në rritje në lindje të vendit.

Pentagoni i bëri thirrje Rusisë të “mos përkeqësojë situatën". Deklarata erdhi pasi grupi i shtatë vendeve më të industrializuara u pajtuan për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë.

Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk ka akuzuar Rusinë se dëshiron të mbajë të pushtuar Ukrainën "ushtarakisht dhe politikisht".

Kievi dhe Moska po mbajnë gati trupat afër kufirit. Kryeministri i Ukrainës, Arseni Jatsenyuk ka thënë në një takim të kabinetit të përkohshëm se Moska dëshiron të fillojë Luftën e Tretë Botërore.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/