Një avion ka rënë në oqean pas tejkalimit të pistës në ishullin e vogël të Weno, në veriperëndim të Papua Guinea e Re. Autoritetet lokale konfirmuan se avioni i cili po shkonte drejt Papua Guinea e Re nga Mikronesia, fluturoi përtej pistës dhe ra në ujë rreth orës 9:30 të së premtes sipas orës lokale.
Nga aksidenti ajror kanë shpëtuar mrekullisht 35 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit, përveç një pasagjeri të plagosur. Banorët vendas nxituan për në vendin e aksidentit me anije të vogla për të ndihmuar në shpëtimin e pasagjerëve, të cilët dolën nga avioni dhe po qëndronin në pjesët e jashtme të tij.
Drejtori i aeroportit “Chuuk” Jimmy Emilio tha për mediat lokale se aeroplani Air Niugini tejkaloi pistën me rreth 160 metra. Pasagjerët dhe ekuipazhi janë dërguar në spitalin lokal, ku aktualisht janë nën kontroll. Nuk është raportuar asnjë plagosje serioze.
Aktualisht është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rrëzimin. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, Air Niugini tha se moti ishte shume i keq me shira të rrëmbyeshëm dhe mjegull. Komisioni i Hetimeve të Aksidenteve të Papua Guinea e Re është duke përgatitur një ekip për të hetuar ngjarjen