Itali, 15 tetor 2014 – Në avionin e linjës ajrore “Air One” në destinacionin Tiranë- Verona ndodhi një fatkeqësi në bord.Të martën mbasdite (14 tetor 2014), avioni u detyrua të bënte ulje emergjence në Aeroportin e Peskarës. Një pasagjer shqiptar 70 vjecar nuk u ndje mirë gjatë fluturimit dhe ekujpazhi i avionit filloi zbatimin e procedurave përkatëse të emergjencës.
U lajmërua kulla e kontrollit të aeroportit më të afërt, që ishte ajo e Aeroportit të Peskarës. Kulla e kontrollit e lejoji avionin të bënte ulje emergjence në Aeroportin e Peskarës.
Fatkeqësisht personeli mjekëksor i Kryit të Kuq në aeroport nuk mundi ta ndihmonte pasagjerin, i cili ndërroi jetë. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit të Peskarës, ndërsa policia kufitare ka filluar hetimet.
Avioni pas një ndalese prej mbi 90 minutash në Aeroportin e Peskarës vazhdoi udhëtimin drejt Aeroportit të Veronës.
Gje.Tha Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"





