Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 15 vjet burg Giorgio Riformaton, i njohur si piloti i avionit të Divjakës.

Italiani akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, megjithëse ai vetë nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat.

Piloti Riformato është gjykuar veçmas nga 6 bashkëpunëtorët e tij, për të cilët Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë më herët vendimin për dënimin e tyre me një total prej 47 vitesh burg.

Ai u arrestua gjatë muajit maj të 2014-s, kur avioni me të cilin do të transportonte 460 kg kanabis u ul në plazhin e Divjakës dhe nuk arriti të ngrihej, për shkak të thyerjes së njërës prej rrotave.