Tiranë, 17 maj 2014 – Ikën shefi i Antidrogës në Policinë e Shtetit. Kreu i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Sokol Selfollari është larguar nga kjo detyrë për t'u emëruar në një drejtori tjetër. 

Heqja e Selfollarit është bërë një javë pas rrëzimit të avionit në Divjakë, pranë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 460 kilogramë drogë, të cilat mendohet se do të transportoheshin përmes këtij avioni.

Burime pranë Policisë së Shtetit bëjnë me dije se kreu i Sektorit të Antidrogës është emëruar në një detyrë tjetër, pranë Drejtorisë së Studimeve Strategjike, ku pritet të nisë punën në datën 19 maj. 
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/