Malajzi, 29 mars 2014 – Anijet patrulluese të Kinës janë duke kontrolluar një zone të re të Oqeanit Indian për avionin e humbur të 'Malaysia Airlines'. Dy te tilla po tentojne te gjejne disa prej objekteve te diktuara ne det nga ajri te premten. Avionet kineze te kerkimit fluturojne pa reshtur mbi zonen e ndodhur ne verilindje te asaj pjese te Oqeanit ku ishin perqendruar perpjekjet deri tani.
Te premten, 5 avione diktuan nje sere objektesh te ngjyrave te ndryshme po ne te njejtin vend, diku rreth 1.100 km ne verilindje te zones se meparshme te kerkimit. Ne mungese te te dhenave te tjera me te mira, mbetjet pluskuese ne uje mund te ndihmojne ne ngushtimin e rrezes se kerkimit per kutite e zeza te avionit, te vetmet qe do t`i jepnin pergjigje pyetjes munduese: Çfare ndodhi ne bordin e Boeingut te zhdukur ne 8 mars me 239 persona ne bord.
Perpjekjet per gjetjen e tyre jane veshtiresuar nga sasia e paket e fotove satelitore ne dispozicion, moti i keq dhe koha e gjate qe kaloi nga momenti i zhdukjes. Ministri malajzian i transportit i siguroi megjithate familjet e pasagjereve te zhdukur se kerkimet per çdo te mbijetuar te mundshem, nuk do te reshtin. Disa prej familjareve te 153 udhetareve kineze ne bordin e 'Malaysia Airlines', refuzojne te pranojne versionin zyrtar te ngjarjeve e i kane akuzuar autoritetet per fshehje te informacionit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





