Kinë, 5 prill 2014 – Një anije kineze që është në kërkim të avionit të zhdukur të Malaysia Airlines MH370 ka kapur një sinjal me frekuencë 37.5 kHZ për sekondë në jug të Oqeanit Indian, ka njoftuar agjencia e lajmeve Xinhua.
37.5 kHZ për sekondë është frekuenca standarde për lokalizuesit e “kutisë së zezë” së avionëve.
Një detektor i kutisë së zezë që është hedhur në oqean ka kapur sinjal në rreth 25 shkallë në jug dhe 101 shkallë në lindje të oqeanit, pohon Xinhua. Por deri më tani ende nuk është bërë e ditur nëse sinjalet vijnë nga kutia e zezë e aeroplanit të humbur.
Me dhjetëra anije dhe avionë janë vënë në kërkim të aeroplanit të zhdukur mbrëmjen e 8 marsit. Kërkimet janë intensifikuar edhe më shumë, pasi afati i skadimit të baterive të kutive të zeza është në prag. Sipas ekspertëve atom und të vazhdojnë të lëshojnë sinjal deri në 30 ditë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





