Malajzi, 21 prill 2014 – Një ish-drejtues i një kompanie nafte ka sugjeruar se Amerika mund ta ketë asgjësuar avionin e “Malaysia Airlines” dhe tani po përpiqet ta mbajë secret raporton Shekulli.
Duke shkruar për “OpEdNeës.com”, John Chuckman, i cili ka qenë krye-ekonomisti i një kompanie të madhe nafte në Kanada ka ngritur pyetjen: “A mund të kenë qenë SHBA-të ato që kanë asgjësuar Fluturimin MH370, aksidentalisht ose qëllimisht dhe tani duan ta mbajnë të fshehtë?”
Chuckman, me origjinë nga Çikago vazhdon: “Nuk do të kishte asgjë të paprecedent në një akt të tillë: ushtria amerikane mund ta ketë qëlluar linjën ajrore civile. Nuk e kam idenë se çfarë shkaku e ka çuar Fluturimin MH370 në ndërprerjen e komunikimit, ndryshimin e kursit dhe fluturimin në lartësi të vogël, por di se ky event nuk mund të shkonte pa u vënë re nga sytë dhe veshët e inteligjencës ushtarake amerikane.”
Fluturimi MH370 është zhdukur gjatë udhëtimit nga Kuala Lampur në Pekin në datën 8 mars, me 239 njerëz në bord. Kërkimi 6-javor në Oqeanin Indian, ku ekspertët besojnë se ka rënë avioni, nuk ka zbuluar ende gjurmë të tij.





