17gusht 2015 – Avioni i pasagjerëve me 54 veta në bord që u përplas në malet e Indonezisë Lindore kishte rreth gjysmë milioni dollarë.
Një zyrtar lokal njoftoi se këto para ishin të qeverisë dhe do të shkonin në ndihmë të familjeve të varfra për të kompensuar rritjen e çmimeve të karburanteve.
Kreu i zyrës postare në Jayapura tha për “AFP” se katër punonjës postarë në bordin e avionit po transportonin katër çanta me para “cash”, plot 468 mijë dollarë për familjet e varfra.
Pjesët e avionit “Trigana” u gjetën në një zonë të thyer të quajtur Papua. Avioni ATR42-300 po fluturonte nga Jayapura për në qytetin Oksibil ku dhe u humbën kontaktet. /shekulli/