9 maj 2015 –Shtatë persona të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, në tentativë, janë dërguar për gjykim pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Bëhet fjalë për trafikun e 300 kg kanabis sativa drejt Italisë, nëpërmjet avionit tip “Piper”, i cili u gjet në plazhin e Divjakës, me një rrotë të thyer në 10 maj të 2014-s.
Kështu, Prokuroria për Krime të Rënda pas përfundimit të hetimeve, dërgon për gjykim shtetasit e hetuar me masë sigurimi "arrest me burg":
1.Giorgio Riformato,
2.Sajmir Bajrami,
3.Kleviol Ahmeti,
4.Aurel Pupe,
si edhe shtetasit e hetuar me masë sigurimi "arrest me burg" në mungesë:
5.Mareglen Ymeraj,
6.Kristian Demçe,
7.Orgest Bilbili.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/