25 nëntor 2015 – Gjykata e Krimeve të Rënda dha këtë të mërkurë vendimin për bashkëpunëtorët e pilotit italian Xhorxho Riformato të kapur me drogë në plazhin e Divjakës.

Gjashtë të pandehurit përfituan uljen e dënimit me 1/3 për shkak se ishte pranuar kërkesa e tyre për gjykim të shkurtuar.

Dënimet:

-Sajmir Bajramaj, u dënua me 14 vjet burg, do të kryejë 9 vjet e katër muaj burg

-Mariglen Ymeraj, nga 14 vjet burg – 9 vjet e 4 muaj,

-Aurel Pupe, nga 10 vjet burg – 6 vjet e 8 muaj,

-Orgest Bilbili, nga 11 vjet burg – 7 vjet e 4 muaj,

-Kristian Demçe, nga 11 vjet – 7 vjet e 4 muaj,

-Kleviol Ahmeti nga 10 vjet burg – 7 vjet e 4 muaj.

Ndërsa piloti italian Riformato po gjykohet veçmas nga anëtarët e tjerë. Ai nuk e ka pranuar akuzën dhe procesi ndaj tij po vijon normalisht në Gjykatën për Krime të Rënda. 

/portali DurresLajm/