8 shtator 2015 – Policia italiane publikon fotot e dy shqiptarëve dhe dy italianëve të arrestuar, të akuzuar si të përshirë në transportin e drogës nga Shqipëria në Itali.
Shqiptarët janë Maksim Llanaj 37 vjeç dhe Fitor Aliaj, 43 vjeç, i njohur me emrin Vito, që të dy nga Vlora. Ndërsa italianët janë Pasquale D’Ambrosio 58 vjeç dhe Rosario Campisi 60 vjeç.
Ata u kapën në Torino nga sektori i antidrogës dhe antimafias në policinë e këtij rajoni. Se nga cili vend ishte nisur sasia prej 80 kg kanabis, nuk është ende shumë e qartë.
Mediat italiane, të cilat citojnë policinë vendase, thonë që droga ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa një deklaratë e kundërt erdhi nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ai tha dje nga salla e Kuvendit se sipas informacioneve të tij, droga ishte nisur nga Torino për në Leçe. (Lexo: Mediat italiane kundër Tahirit, avioni me drogë u nis nga Shqipëria)
/S.L. portali DurresLajm/