25 prill 2015 – Avioni i Turkish Airlines i nisur nga Milano për në Stamboll bëri një ulje emergjente në aeroportin Ataturk, pasi motori u përfshi nga flakët.
Menjëherë pas konstatimit të defektit, piloti bëri ulje të detyruar në aeroportin ‘Qemal Ata Turk’ të Stambollit.
Pas uljes në pistë dhe pas evakuimit të udhëtarëve, mjetet zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e flakëve, për të evituar ndonjë shpërthim të mundshëm.
I drejtuar nga aeroporti i Malpensës drejt Stambollit, avioni është ulur vetëm me një motor duke u përplasur me forcë në pistë. Kompania ajrore ka njoftuar se të 97 pasagjerët në bordin e avionit janë në gjendje të mirë dhe se nuk ka asnjë të lënduar, pavarësisht përjetimit të momenteve të ankthit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/