Një avion ka rrëshqitur nga një pistë aeroporti në Stamboll, duke bërë që  të ndahet në tre pjesë, raportojnë mediat turke.

Ministri i Transportit të vendit Cahit Turhan ka thënë se askush nuk ka vdekur në përplasjen në aeroportin e Sabiha Gokcen të Stambollit, duke shtuar se incidenti ishte rezultat i një “ulje të ashpër”.

Ai gjithashtu tha se disa pasagjerë janë lënduar. Sipas televizionit NTV të Turqisë, fluturimi i Pegasus Airlines, që transportonte 177 pasagjerë, sapo kishte mbërritur nga qyteti i Izmirit.

Pegasus Airlines ka konfirmuar një aksident të ndodhur, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme. Aeroporti është mbyllur dhe fluturimet janë devijuar në aeroportin tjetër të qytetit.