Avioni i “Blue Panorama” i nisur nga Bolonja me destinacion final Tiranën ka devijuar rrugën dhe ka bërë një ulje emergjente.
Lajmin e bën me dije vetë aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë, teksa njofton për mbërritjet në kohë reale në Tirana International Airport.
Sipas faqes zyrtare të TIR, thuhet se avioni i nisur nga Bolonja që duhet të mbërrinte në Tiranë, ka devijuar rrugës.
Flitet për një ulje emergjente për shkak të gjendjes së një pacienti në bord, por nuk ka ende detaje.






