Australi, 29 prill 2014 – Një avion me 95 persona në bord ka marrë flakë, 10 minuta pasi ishte nisur. Piloti ka kryer menjëherë ulje të detyruar në aeroportin e Perthit, në Australi. Mësohet se një nga motorët e mjetit fluturues ka marrë flakë.
Fatmirësisht ngjarja është mbyllur pa incidente, megjithëse frika në bordin e avionit ka qenë e madhe. Sipas dëshmitarëve në tokë, flakët që dilnin nga avioni që operon për kompaninë Qantas arrin deri në 20 metra.
Autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me incidentin ajror.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





