Një avion me 181 pasagjerë dhe gjashtë stjuardesa ka dalë nga pista dhe është përplasur me një gardh në Korenë e Jugut, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap të dielën.
Yonhap raportoi se deri tani janë njoftuar 28 viktima dhe se po vazhdojnë operacionet e shpëtimit nga fluturimi 2216 i Jeju Air nga Bangkoku.
Re të mëdha tymi mund të shiheshin duke u ngritur në qiell në disa pamje, të paverifikuara, që po qarkullojnë në rrjetet sociale.
Shërbimet emergjente morën thirrjen në aeroportin ndërkombëtar Muan në provincën Jeolla e Jugut rreth orës 9 të mëngjesit.
BREAKING: Video shows crash of Jeju Air Flight 2216 in South Korea. 181 people on board pic.twitter.com/9rQUC0Yxt8
— BNO News (@BNONews) December 29, 2024