Avioni privat i miliarderit Lord Ashcroft është përplasur keq me një bllok zyrash që i përkasin një kompanie ndërtimi "Polidano Group" të cilat ndodhen pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Maltës, gjatë mbrëmjes së kaluar.
Sipas Telegraph, shkak për këtë ngjarje janë bërë erërat e forta të cilat bënë që rrota e avionit të ndryshonte drejtim duke shkaktuar këtë incident.
Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë pjesën e përparme të avionit, kabinën e pilotit të futur brenda murit të një ndërtesë.