Një avion i kompanisë Turkish Airlines ka realizuar sot një ulje të vështirë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Avioni ka pasur probleme në ulje dhe këtë e vërtetojnë edhe disa foto të siguruara nga Opinion.al të gomave të avionit, të cilat gjatë fërkimit me pistën kanë pësuar çarje.
Gjë që mund të jetë shkaktuar nga frenimi i fortë i avionit. Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Ndërkohë që është anulluar fluturimi i radhës deri në ndërrimin e gomave.





